Ka përfunduar në mënyrë dramatike ndeshja në mes Manchester Cityit dhe Chelsea në stadiumin “Etihad”, pasi që Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin, kështu duke arkëtuar tri pikë të reja.
“Blutë” e Londrës si mysafirë kanë mposhtur skuadrën e Pep Guardiolas me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Cityt, që ishte në epërsi përmes golit të Raheem Sterling në minutën e 44’, kurse në pjesë të dytë, Chelsea ishte më agresiv në lojë, ku edhe arriti ta përmbys rezultatin, fillimisht përmes Ziyech që barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 63’, dhe në fund të ndeshjes, Marcos Alonso ishte heroi i skuadrës së Tuchel, ku në minutën e 90+2’ shtesë, shënon golin e fitores, kështu duke ia siguruar tre pikë të reja Chelseat.
Në anën tjetër, festa e ngritjes së titullit për Manchester Cityn do të shtyhet deri në xhiron e radhës, ku “Qytetarët” e kishin mundësinë që me rast fitoreje sot të shpalleshin kampion të sezonit 2020/21.
Me tre pikët e reja, “Blutë” e Londrës ngjiten në pozitën e parë në tabelë, me gjithsej 64 pikë, tre më pak se Manchester United që gjendet në pozitën e dytë.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 2:1 në favor të Chelseat./KP