Militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka fyer juristen e së drejtës së mediave, Flutura Kusari.
Teksa ka publikuar një artikull ku shihej edhe Kusari, Gjinovci i cili thirret si aktivist në shoqërinë civile ka shkruar krahas fotografisë “Çfarë frizure”.
Ai ka përqeshur dukjen e juristes kosovare duke e shoqëruar edhe me simbole “emoji”.
Përshkrimi i Gjonvcit mbi fotografi ka elemente seksiste edhe mizogjeniste.
Ky veprim i tij u kritikua mjaft shumë nga komentuesit meqë i njëjti jo rrallë pohon se e ndjen veten të civilizuar.
