ÇFARË ËSHTË NË MODË KËTË VIT PËR STILIMIN E FLOKËVE?

- in Lifestyle

Pranverë/Verë 2021 moda rikthen kapëset e flokëve, por këtë herë me një larmi.

 

Të gjithave na pëlqen të ndjekim modën aq shumë sa mundemi, por nganjëherë është e vështirë kur janë në modë gjëra të kushtueshme

Por kjo nuk ndodhë gjithmonë, ju mund të dukeni “in” edhe me gjëra ekonomike. Të tilla janë kapëset e flokëve.

Doni të dukeni elegante? Kapëse të flokëve. Trendy? Kapëse përsëri. E lezetshme, paksa vintazh? Kapëse të flokëve!

Kapëset e flokëve janë aksesori që mund ta kombinoni me çdo tip të veshjes, pavarësisht se çfarë janë preferencat tuaja, sepse ka një larmi kaq të madhe të tyre për të gjitha stilet.

 

Më poshtë, stilistët tanë nga lajmi.net kanë ndarë disa prej kapëseve të flokëve më në modë për këtë sezon që është thuajse këtu.

Nuk keni nevojë të largoni flokët plotësisht, vetëm një kapje e lehtë mjafton për dukje të bukur.

Flokët e gjata do të bëjnë namin me këto kapse të flokëve./RTK

Image

 

Mund të zgjedhni një dukje mjaftë të thjeshtë.

Çdo zonjë ka nevojë për perlat e saja!

Nuk ka elegancë pa shkëlqim ari…

Format gjeometrike dhe të thjeshta janë në modë për të gjitha dukjet.

Pamja minimaliste për të gjitha zonjat e thjeshta.

Gjetet janë perfekte për të gjithë dashamirësit e natyrës

Mos të harrojmë edhe freskinë që sjellin lulet në pamjen tuaj.

Simbolet e thjeshta kozmike do iu bëjnë edhe juve të dukeni kozmike!

Ngjyrat janë zgjedhja e dukur që të jipni gjallëri pamjes tuaj.

Edhe kapëset e thjeshta janë shumë të përkyera për një dukje casual.

Image

Image

Image