Caktimi i seancës më 17 Shkurt, Klinaku: Nuk do të ketë festë, me siguri që protestë

- in Lajme

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi sot se seanca e radhës përgatitore për rastin e krerëve të UÇK-së, do të mbahet më 17 Shkurt. Kjo pikërisht me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai shtoi se gjykimi pritet të fillojë me datën 21 mars.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar Faton Klinaku ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së i cili mes tjerash paralajmëroi protestë.

“Seanca në ditë feste, por as për ne nuk do të ketë festë, e me siguri që protestë”, ka shkruar Klinaku.

Nuk dihet nëse është rastësi, mirëpo seanca të tilla që janë caktuar me datat historike për Kosovën, ka pasur edhe më herët.

Në këtë rast vlen të përmendet një seancë e mbajtur më 24 mars 2022, data kur nisën bombardimet nga NATO-ja në Kosovë./Sinjali