Nëse pyetni shumicën e njerëzve që duan të humbin peshë, shumica do të thonë se gjatë këtij procesi e kanë pasur më të vështirë të heqin dorë nga ëmbëlsirat
Këto produkte të mbushura me sheqer dhe trans-yndyra nuk janë aleatë të linjës së hollë të trupit tonë, por as të shëndetshme – në përgjithësi janë të dëmshme për organizmin, sepse pas ngrënies shkaktojnë një ngritje të menjëhershëm të sheqerit, dhe më pas një rënie, duke rënduar pankreasin.
Kur kemi nevojë për ëmbëlsira çdo një ose dy orë ose shpesh jemi të uritur, atëherë kjo është një shenjë se kemi nevojë për një detoksifikimin nga sheqeri.
Përveç kësaj, sinjale të tjera që trupi juaj ka nevojë për “pastrim” nga ëmbëlsirat janë:
– Kur filloni të hani ëmbëlsira nuk mund të ndaleni
– Keni një nevojë të parezistueshme për të ngrënë diçka të ëmbël pas çdo vakti
– Keni nivele të larta të sheqerit në gjak që shpesh luhaten
Nëse dëshironi të reduktoni nevojën për sheqer, provoni të konsumoni këto çaje:
1. Çaj xhenxhefili
Një diuretik i shkëlqyer që përmban shumë antioksidantë, nxit eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe mund të zvogëlojë dëshirën për ëmbëlsirat. Xhenxhefili përmban mbi 100 komponime bioaktive, minerale, vitamina B6, B12, magnez, natrium, kalcium, hekur dhe elementë të tjerë.
Për të mbajtur nivelin e kolesterolit brenda kufijve të dëshiruar, një pije me xhenxhefil mund t’ju ndihmojë shumë.
2. Çaji i gjelbër
Përveç kësaj, ky çaj ka një efekt të dobishëm në traktin tretës, domethënë përmirëson tretjen, por edhe nxjerrjen e lëngjeve të tepërta nga trupi. Ka një efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular dhe atë të frymëmarrjes.
Është e nevojshme të vëreni në kohë nëse keni problem me marrjen e tepërt të sheqerit dhe të vizitoni mjekun. /Telegrafi/