Buzhala: Besoj në pafajsinë e Besnikut, e arrestuan veç për bindje politike

- in Lajme

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar për arrestimin e avokatit Besnik Berisha, ndaj të cilit u mbajt seanca edhe sonte në orët e vona. 

Pëmes një postimi në Facebook, Buzhala tha se beson në pafajsinë e Berishës, teksa shtoi se “Besnikun mundesh me arrestu veç për bindje politike”.

“Besnik Berishen e kam shok, e kam te gjenerates, e kam edhe vendas. E kane arrestu dje, ama jam permbajte nuk kam fole e as nuk kam shkrujte. A m’ka ardhe keq per cka i ka ndodhe? Boll.

Eh, para do koheve kam shkru mire edhe per prokurorin Rasim Maloku, i cili ishte marre per Brezovicen, rast qe nuk i eci mire. I njejti prokuror tash u mor edhe me Besnikun.

Besnikun une besoj qe mundesh me e arrestu vec nese don me e shti ne burg per bindje politike, se hic mendja nuk ma merr se e ka shkele ligjin. Se nuk ka bre nevoje.

Besniku eshte e vertete qe din me kane pak i rane, ama osht edhe trim edhe i ndershem.

Ne Kosova nje pjese e popullates ka keqkuptim per rolin e avokatit. Demek thojne “ai i mbron hajnat e banditat”. Po avokati qat pune e ka. Si me i thane mjekut pse po i shnoshe hajnat e banditat.

Une besoj ne pafajesine e Besit.

Bashhhh kishe deshte me i pa Besnikun e Rasimin balle per balle ne emision. Le ti qesin provat para krejt botes. Le ti shohim krejt.”, ka shkruar Buzhala. /Sinjali