Buzhala: Berishës s’mundesh me ia mshelë gojën, Rasim Maloku ka bërë gabim të tmerrshëm

- in Lajme

Gazetari Berat Buzhala e ka komentuar sërish arrestimin e avokatit Besnik Berisha, i cili u lirua pasi kundërligjshëm u arrestua me urdhër të prokurorit, Rasim Maloku, raporton Gazeta Sinjali.

Teksa po publikohen sërish pjesë nga intervista e Buzhalës me Berishën, ku avokati ka folur për herë të parë, ai ka shkruar se Maloku ka bërë gabim të tmerrshëm.

“Besnik Berishën mundesh me e arrestu, amë qysh i patë në dy pjesët e para të videos nuk mundesh me ia mshelë gojën. Sot dalin pjesët tjera. Krejtesisht eksploziv dhe balistik. Kuku”, ka shkruar Buzhala pas pjesëve të intervistës që janë publikuar.

“Me arrestimin e Besnikut në qaso forme arbitrare e ka i ka shkele ligjet dhe kushtetutën. Kryeprokurori Besim Kelmendi, nese do me dëshmu pavarësinë nga politika, do të duhej me u deklaru, e jo me heshtë”, shkruan tutje Buzhala.

“Pasiguria juridike, ku prokurori e arreston gjithkënd veç pse mundet, është gjëja më e shëmtuar për një shtet”.GazetaSinjali/