Burri vendos kamera në valixhe për të parë çka bëjnë punonjësit e aeroportit me bagazhet, publikon pamjet -Video

- in Lajme

Thomas Miller, i njohur me emrin @thomasmiller719 në rrjetin TikTok, ka publikuar një video nga këndvështrimi unik i valixhes së tij pasi argumentotne se “është koha të zbulojmë çfarë bën aeroporti me valixhet tona”.

Pasi instalon kamerën e vogël në fund të valixhes së tij, Miller shihet teksa e tërheq bagazhin me karrocë derisa e lë në aeroport.

Video e regjistruar nga kamera e vogël tregon sesi valixhja ecën në rripin e transmetimit ku bën disa kthesa, deri sa arrin në një dhomë të madhe në aeroport. Video tregon të gjithë rrugëtimin e valixhes por jo procesin e kontrollit para se të transportohej në avionin e fluturimit.

Pamjet e Miller janë shikuar më shumë se 16 milionë herë në TikTok, ku shikuesit shprehen mjaft të zbavitur nga udhëtimi i valixhes.

“Përse është kaq interesante kjo video?” pyeste një person, siç thoshte dhe një tjetër: “Është si një aventurë zbavitëse.

Megjithëse regjistrimet në aeroporte nuk janë të ndaluara, rrjeti The Points Guy thotë se regjistrimi i punës së agjentëve doganorë të aeroporteve nuk rekomandohet pasi veprimet nuk konsiderohen publike.

/GazetaSinjali/