Një person është arrestuar dje pasdite në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se e gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur te hyrja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
I dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte tek hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Demokracia