231 vdekje të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit, raporton Sky News.
Totali i vdekjeve është më i lartë se numri i së hënës prej 65 – dhe krahasohet me 82 të regjistruar të dielën – por të dhënat shpesh janë më të larta për shkak të “vonesës” gjatë fundjavës në shifrat e raportimit.
Numri i rasteve të reja të regjistruara në 24 orët e fundit është 5.766. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britani të Madhe është 124.797 dhe numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në të gjithë pandeminë është më shumë se katër milionë – 4.228.998.
Të dhënat e qeverisë britanike deri më 8 mars tregojnë gjithashtu për 23.773.959 vaksinime në Britaninë e Madhe deri më tash, 22.592.528 ishin dozat e para – një rritje prej 215.273 në një ditë më parë. Rreth 1.181.431 ishin doza të dyta, një rritje prej 38.788./KosovaPress