Britani e Madhe: Temperatura më e lartë e marsit në 53 vjetët e fundit

- in Rajoni dhe Bota

Temperatura më e lartë e ajrit për muajin mars ishte 24.2 gradë Celsius në Britaninë e Madhe sot, e cila është dita më e ngrohtë e marsit në 53 vjetët e fundit.

Temperatura rekord u mat këtë pasdite në parkun “St. James’s”, në qendër të Londrës, raporton Sky News.

Pritet që moti i tillë i ngrohtë të zgjasë deri të enjten, kur lajmërohet një rënie e vlerave të temperaturës, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Anglisë./KP