Brenda një dite 829 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCovid

- in Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 829 gjoba për shkelësit e Ligjit për menaxhimin e Pandemisë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar rreth 1 mijë tiketa të trafikut, ndërsa për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 16 persona.

Brenda një dite kanë ndodhur 22 aksidente me të lënduar dhe 29 me dëme materiale./KP