Mixet Up Everything janë grupi rrok më i pazakontë që mund të keni parë ndonjëherë. Ata në pamje të parë, duken si të huaj, por jo. Origjina e djemve është shqiptare dhe për këtë ata ndihen shumë krenarë.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, katër vëllezërit bashkë me të atin kanë rrëfyer gjithçka, nga momenti si nisën të bënin muzikë, ardhja në Shqipëri deri te artistët e preferuar vendas.
“Ne ishim duke luajtur muzikë te dhoma e ndenjes me prindërit dhe merrnim jastëkët. Nuk e dinim se ç’muzik po bënim, por kështu lindi muzika jonë.
Ne e kemi ndjerë dashurinë e publikut shqiptarë. Kur ecnim rrugës të gjithë sytë ishin te ne. Na shikonin flokët e gjatë dhe kaçurrela.
Një nga artistët shqiptar që pëlqejmë është Eugent Bushpepa, apo edhe grupi NA. Në Shqipëri nuk ka shumë rrokerë”, u shprehën djemtë.
Nga ana tjetër babai i emocionuar deklaroi: “Muzika ka qenë gjithë kohën në shtëpinë tonë, veçanërisht ajo rrok. U fut në AND e tyre dhe kur im e shoqe ka qenë shtatzënë dëgjonte muzikë rrokë.
Në fillim fare hapëm kanal në Youtube vetëm për Kevinin, i cili bënte cover dhe këto u pëlqyen shumë. Ai ishte ai që e nisi dhe më pas filluan edhe të tjerët.
Ne i suportuam për çfarëdo lloj ëndrrash që kishin. Nuk ishim te ata prindër që donim të bëheshin doktor, inxhinier, a kirurg. Ne i tham çfarëdo lloj dëshire të keni, ne do ta keni pas. Unë dhe bashkëshortja lam Australinë për Europën”./abcnews.al