Bilanci me Covid-19: Ulen shifrat në Kosovë 05.05.2022 07:30

- in Shëndetësi

Në Kosovë vazhdojnë të biejnë shifrat sa i përket infektimeve me koronavirus. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 394.

Në anën tjetër, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.569, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.138 persona.

E në 24 orët e fundit janë dhënë 36 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Kujtojmë se nga fillimi I vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.287 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.649 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Nacionale