Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar sot gjyqtarin e parë federal mysliman në historinë e vendit për Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara.
Nëse zgjedhja e tij konfirmohet nga Senati, Zahid Quraishi do të bëhet myslimani i parë që mban atë pozitë në New Jersey, raporton agjencia e lajmeve Anadollia.
11 kandidatët gjyqësorë të Biden janë shumë të ndryshëm, duke përfshirë tri gra afro-amerikane, duke përfshirë gruan e parë aziatike nga Amerika dhe Paqësorit që u emërua për Gjykatën e Qarkut në Uashington, si dhe gruaja e parë që ishte gjykatëse federale në Maryland County.
“Këta kandidatë të emëruar u tërhoqën nga mendjet më të mira dhe të qarta të profesionit ligjor amerikan,” tha Biden.
Sipas tij, të gjithë janë thellësisht të kualifikuar dhe të gatshëm për të shpërndarë drejtësinë me besnikëri në Kushtetutë dhe në mënyrë të paanshme ndaj popullit amerikan, dhe së bashku ato përfaqësojnë një larmi të sfondeve, përvojave dhe perspektivave që e bëjnë një shtet të fuqishëm.
Quraishi, me origjinë pakistaneze, ishte gjithashtu myslimani i parë që shërbeu si gjykatës për shkelje të ligjit në New Jersey në vitin 2019.
Lindur në New York City dhe rritur në New Jersey, Quraishi u diplomua në kolegjin “John Jay” për të drejtën penale në vitin 1997 dhe mori doktoratën nga Fakulteti Juridik “Rutgers” në vitin 2000./KP