Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shtruar një pyetje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ai duke komentuar rreth zbatimit të vendimit për Manastirin e Deçanit, ka thënë se kjo është kompetencë e Agjencisë Kadastrale.
“A është Kosova kah konkurron për Këshill të Evropës, a Deçani.Dihet be. Agjencioni Kadastral e ka detyrën dhe është Ministria që jep urdhër për këtë. Është vendim i Gjykatës Kushtetuese, dhe këtë duhet ta trajtojë këtë institucion. Aleanca nuk i diskuton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një shtet serioz nuk i bën ëktë. Pyetja jem për VV-në a është Kosova kah konkurron a Deçani”, tha Tahiri.
/Demokracia