Besnik Bislimi: S’e heqim akcizën, nga rritja e çmimit të naftës qeveria mblodhi 15 milionë euro më shumë

- in Lajme

Zëvendës-kryeministri i parë i vendit, Besnik Bislimi, ka komentuar kërkesën për heqjen e akcizës për karburante. Këtë kërkesë, Bislimi e ka quajtur ‘‘sharlatanizën’’ dhe kërkesë që dëmton interesat e shtetit.

‘‘Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, qeveria ka grumbulluar fiks 15 milionë euro më shumë nga importet e derivateve të naftës. Ndërkaq u ka kthy qytetarëve për t’i kompesuar dëmet fiks 100 milionë euro. Pra, nuk është pasuru qeveria. Qeveria ka marrë 15 milionë euro shtesë nga rritja e çmimit të naftës, ndërkaq, qytetarëve për t’i përballuar koston shtesë ia ka dhënë 100 milionë euro, ose 7-fishin e shumës që e ka grumbulluar shtesë qeveria’’, ka thënë zëvendëskryeminsitri i parë i vendit, Besnik Bislimi.

/Nacionale