Ditë më parë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se gjithë këtë kohë ka mësuar shumë rreth qenve, dhe thotë se problemi mendohet të zgjidhet duke i ushqyer qentë endacakë, që mos t’i sulmojnë qytetarët, pasi që sipas tij, qentë e ushqyer nuk sulmojnë.
Por një metodë e tillë nuk duket të jetë aq efektive në ndalimin e qenve endacakë.
Faqja në Facebook “Vëzhguesit e Lagjes”, përmes një postimi ka treguar për një tjetër sulm ndaj një qytetari nga ndisa qen endacak pranë bibliotekës kombëtare, rreth orës 12:10.
Në foto shihet një qytetar i cili përmes disa fotove ilustruese ka treguar për rastin e sulmit duke i shkaktuar lëndime në këmbë./Nacionale