Bernardeschi bëhet rasti i fundit me Covid-19 tek Juventusi

- in Sport

Gjiganti italian Juventus ka bërë të ditur që Federico Bernardeschi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe do të mungoj të mërkurën në derbin kundër Napolit.

Bernardeschi tani është në izolim shkaku i testit pozitiv me Covid-19, edhe pse Juventusi e ka konfirmuar që italiani ende nuk ka simptoma, përcjell KosovaPress.

27 vjeçari u përdor si zëvendësues të shtunën e kaluar në ndeshjen kundër Torinos, ndeshje të cilën Juventusi barazoi 2:2, rezultat ky që ka dëmtuar më shumë ëndrrën e “Zonjës së Vjetër” për titullin e 10-të radhazi në Serie A.

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo në ndeshjen kundër Napolit do të jetë pa shërbimet e mbrojtësve Leonardo Bonucci dhe Merih Demiral, pasi që të dy janë në izolim për arsye se kanë rikthyer teste pozitive me Covid-19, dhe tani në listën e mungesave është shtuar edhe Bernardeschi, i cili po ashtu ka rezultuar pozitiv./KP