Berisha rrëzohet teksa ngjitet shkallëve

- in Lajme

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili po tenton të rikthehet në krye të Partisë Demokratike të Shqipërisë, është rrëzuar sot teksa po ngjiste disa shkallë brenda selisë së partisë.

Në videon e publikuar nga mediat në Shqipëri, shihet që Berisha rrëshqet për një qast, por mbahet me dorë tek shkallët, pastaj ngritet e vazhdon ngjitjen drejt një kati më lartë.
Një rrëzim pothuajse identik i kishte ndodhur edhe presidentit amerikan, Joe Biden, teksa ishte duke ngjitur shkallët e Aeroplanit.