BEKIM JASHARI REAGON PAS INCIDENTIT ME ALBIN KURTIN NË SKENDERAJ

- in Lajme

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj me Albin Kurtin.

 

“Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj. Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë”, ka shkruar Jashari.

Sipas tij, shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë. Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur”, ka thënë ai në fund. /RTK