Behrami: Serbia, Kurti, Gërvalla dhe Osmani e duan Thaçin në Hagë, Specialja bashkë me paratë e krimit të Nagipit e Martinit duan t’i sigurojnë Kurtit edhe një fitore

- in Lajme

Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka folur me emra për ata që e dëshirojnë Hashin Thaçin në Hagë.

Pas reagimit të ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, ku lë të aludohet se aktakuzat ndaj tij janë politike, Artan Behrami i cili është edhe pjesë e listës së PDK-së për deputetë, ka treguar se përse pushtetarët në Kosovë e duan Thaçin në Hagë.

Sipas tij, Gjykata Speciale bashkë me Serbinë dhe paratë e krimit të Martinave e Nagipave, me çdo kusht po duan t’ia mundësojnë edhe një fitore Kurtit.

Postimi i plotë:

Qe lista e atyre që e deshirojnë Presidentin Thaçi në Hagë.

  1. Serbia, e cila në gjykatat e saj e ka dënuar me 15 vjet burg. Ajo ka dërgu me miliona dokumente me dezinformata në Gjykatën Speciale. Serbia ka rekrutuar shumë dëshmitarë.
  2. ⁠Donika Gërvalla, e cila vetë ka pranuar se ka dërguar dokumente në Hagë kundër krerëve të UÇK-së.
  3. ⁠Albin Kurti, i cili në raport me Hashim Thaçin dhe krerët e UÇK-së është pozicionuar me Prokurorinë e Gjykatës Speciale.
  4. ⁠Vjosa Osmani, e cila me paranojat dhe dramat e saj për sefin e Presidencës ia ka mundësuar Gjykatës Speciale posedimin e sekreteve shtetërore (që lidhje nuk kanë me proces në Hagë).

Gjykata Speciale bashkë me Serbinë dhe paratë e krimit të Martinave e Nagipave, me çdo kusht po mundohen me i siguru fitore Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.

As Serbia kësaj radhe nuk ka me e shpëtu!/Demokracia