Pas dëmeve të shkaktuara në kanalin e ujit në fshatin Varagë, Zubin Potok, që ndërprenë furnizimin me ujë të pijshëm nga KRU “Mitrovica” për të gjithë rajonin e Mitrovicës, me kërkesë të Bedri Hamzës është mbajtur takimi i Komitetit për Menaxhimin e Situatës Emergjente.
Për këtë ka njoftuar edhe vetë Hamza në rrjetin e tij social.
“Sot e mblodha urgjentisht Komitetin për Menaxhimin e Emergjencave për t’i diskutuar masat që duhet të merren pas sulmit të mbrëmshëm, i cili shkaktoi pasoja të rënda për regjionin e Mitrovicës dhe tërë Kosovën. Në takim ishin të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse dhe secili i mori detyrat e tyre.
Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave shprehu mirënjohje për ekipet që janë mobilizuar për tejkalimin e situatës dhe ritheksoi rëndësinë e bashkëpunimit për menaxhimin sa më efikas”, ka shkruar Hamza.
https://www.facebook.com/share/p/181BarE7Uj/
/Demokracia