Ndonëse jo aq aktive në muzikë, Beatrix Ramosaj është gjithmonë në qendër të vëmendjes, e kjo kryesisht për shkak të postimeve që bën në rrjetet sociale.
Këngëtarja të njëjtën gjë e ka arritur edhe së fundmi, derisa publikoi imazhet e reja në llogarinë e saj të Instagramit.
Ajo në paraqitjen e radhës u shfaq me flokët bionde, duke sjellë një freski në pamjen e saj, e që edhe ajo dukej e lumtur me këtë ndryshim.
Beatrix shihet në disa poza në bikini ngjyrë rozë, ku përveç ndryshimit të flokëve, vëmendje morën edhe linjat e saj të trupit.
Edhe komentet nga ana e miqve të saj dhe fansave nuk kishin si të mungonin, të cilët e komplimentuan për dukjen e re dhe atraktive. Vet ajo shkroi “Biondina më e re në qytet”.
Sa i përket karrierës muzikore, pas një pauze të gjatë, Beatrix kohë më parë u rikthye me një projekt të ri.
Kënga me titullin “By my side”, u publikua në muajin qershor të këtij viti dhe u prit mjaft mirë nga fansat e këngëtares. /Telegrafi/