BE do t’i jap Kosovës 95 mijë doza të vaksinave

- in Shëndetësi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen ka njoftuar se 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit.

Ajo ka shkruar në Twitter se po qëndrojnë përkrah partnerëve në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Albin Kurti.

“Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo.

Kosovës i është ndarë kjo sasi nga gjithsej 651 mijë doza sa Bashkimi Evropian do t’ua dhurojë gjashtë shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sasia më e madhe e dozave do të shkojë për Bosnje e Hercegovinën, së cilës BE-ja do t’ia dhurojë 214 mijë doza, pastaj Shqipërisë 145 mijë doza, Maqedonisë së Veriut 119 mijë dhe Serbisë 36 mijë doza./KP