BE dënon sulmet e kryeministrit slloven kundër medias

- in Rajoni dhe Bota

Bashkimi Evropian dënoi sulmet e fundit drejtuar nga kryeministri slloven, Janez Jansha kundër gazetarëve, disa prej tyre korrespondentë në Bruksel.

“Ne nuk pranojmë fjalë fyese drejtuar gazetarëve dhe i dënojmë ato”, tha Eric Mamer, zëdhënësi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Jansha, përmes disa komenteve në Twitter, kishte sulmuar disa gazetarë, disa autorë artikujsh mbi hetimet mbi lirinë e shtypit në Slloveni, nën sulm nga qeveria e Janshas.

Jansha ka sulmuar në Twitter një gazetar nga Politico Europe, autor i reportazhit “Lufta e Sllovenisë ndaj medias”.

“Lili Bayer ishte udhëzuar të mos tregonte të vërtetën dhe kështu ka bërë”, shkruan Jansha.

“Ajo ka cituar burime anonime të ekstremit të majtë”, shkroi kryeministri i cili në të kaluarën ka sulmuar mediat publike dhe private të vendit të tij.

“Kjo, për fat të keq, është Politico Europe, gënjen për të jetuar”, theksoi Jansha, vendi i të cilit në korrik do të marrë presidencën e radhës të BE-së./Atsh/KosovaPress