Basha: KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet

- in Lajme

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se KFOR-i është duke gabuar në politizimin e pozitës së vet gjë e cila sipas tij, bën që të humbasë kredibilitetin te qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka reaguar pas deklaratës së komandantit të  KFOR-it i cili thoshte se vazhdon të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës. Ndërkaq, Basha ka thënë se nuk beson që një deklaratë e tillë do mbështetej nga Amerika.

“Pas 15 dite, KFOR-i paska thanë që duhet dialog me bandën e Radojçiqit për zhbllokimin e barrikadave!  A keni fol me ambasadën se ky me shokë janë n’listën e zezë të Amerikës? Nuk besoj që Amerika ua miraton këtë deklaratë!  Tjetra, po i njëjti me shokë janë të kërkuar prej forcave tona policore për plotë vepra kriminale! Kur të takohen me policinë nuk ka dialogim, veç arrestim!  KFOR-i është duke gabuar që po e politizon pozitën e vet, sepse po e humb kredibilitetin tek qytetarët duke mos ushtru mandatin e tyre!”, ka thënë Basha.

Krahas kësaj, ai ka thënë se KFOR-i ose mund të na ndihmojë ose “të lirojë rrugën”.

“Nëse dëshironi me qëndru indiferent ndaj kriminelëve, në rregull, vetëm lëshoni udhë sepse policia jonë është deklaru që ka kapacitete me i hjek pengesat, por m’u nënshtru asnjëherë!”, thuhet në postimin e Bashës.

/GazetaSinjali/