Edhe pse loja më e madhe e futbollit të klubeve në botë “El Clasico” është ende disa javë larg, Barcelona po luan një lojë të rrezikshme me dy lojtarë të saj kryesorë
Aktualisht, katalanasit kanë nevojë për të gjitha forcat pasi kërkojnë të marrin sa më shumë pikë në luftën për titull, përcjellë KosovaPress.
Jo shumë kohë më parë, ata ishin 12 pikë prapa Atletico Madridit, por kjo diferencë është ngushtuar në vetëm katër pikë dhe lufta për titull është krejtësisht e hapur.
Është një kthesë mahnitëse në formë, megjithatë, Leo Messi dhe Frenkie de Jong duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë ndeshjeve të ardhshme.
Sipas “Sport”, të dy lojtarët janë vetëm një lojë larg pezullimit.
Me ndeshjet e ndërlikuara që do të vijnë kundër Osasunas, Huescas, Real Sociedadit dhe Valladolidit, para ndeshjes kundër Realit, De Jong dhe Leo Messi duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos ndëshkohen asnjëherë nga gjyqtarët e këtyre takimeve./KP