Banka kineze shuan aktivitetet në Rusi e Bjellorusi

- in Rajoni dhe Bota

Një bankë zhvillimore kineze, me bazë në Kinë, ka pezulluar aktivitetet e saj në Rusi dhe Bjellorusi.

Banka Aziatike për Investime në Infrastrukturë (AIIB), ka vendosur që t’i shuaj të gjitha aktivitetet në dy shtetet e sipërpërmendura, duke i vënë në rishikim edhe disa projekte të tjera që lidhen me to, shkruan Gazeta Express.

Sipas CNN, Kina kontrollon 26% të kapitalit të kësaj banke, ndërkaq Rusia 6%.

Kina kishte rritur financimet për këtë bankë në vitin 2016, për t’i krijuar rivalitet Bankës Botërore, e cila gjendet në SHBA./Express