Nga Lewandowski i Malishevës, në Lewandowskin e Suharekës, Albion Rrahmani është përforcimi më i ri i skuadrës së Ballkanit.
Rrahmani ka nënshkruar kontratë trevjeçare, kështu duke e mbajtur atë te klubi nga Suhareka deri në vitin 2024, përcjell KosovaPress.
Lajmin e bëri zyrtare vetë klubi i Ballkanit, i cili përmes rrjetit social Facebook treguan për transferimin më të ri.
“Paraqitjet mbresëlënëse të cilat i ka pasur në FC Malisheva e kanë bërë që atij t’i vihet pseudonimi ‘Lewandovski’. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim në klubin tonë.
Urojmë që tani Lewandovski i Ballkanit të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe ato personale”, shkruan klubi nga Suhareka./KP