FC Ballkani e ka nisur me fitore stinorin pranveror nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi duke triumfuar kundër Besës si mysafir me rezultat 3-0.
Tri pikë të reja Ballkani i regjistroi falë një fitoreje me lehtësi duke e mbajtur ta paprekur portën, raporton KosovaPress.
Kuc e hapi serinë e golave në minutën e 21, kurse Baftiu realizoi dy gola brenda dy minutave 43’ dhe 44’.
Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes, ndërsa ne çastet e fundit Besa luajti edhe me një lojtar më pak në fushë.
Kështu Ballkani deri tani ka mbledhur 41 pikë dhe renditet në vendin e dytë./KosovaPress