Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar ministrit të Financave Hekuran Murati që pas “dy vitesh pushim në qverisje”, të fillojnë punën.
Këtë reagim ajo e bëri pasi gjatë ditës ministri Murati e akuzoi LDK-në se për shkak të dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan, sot qytetarët po paguajnë më shtrenjtë vajin e grurin.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, thotë se ministri Murati është ankuar se pse LDK nuk e ka lejuar pushtetin ta shkelë Kushtetutën.
Reagimi i saj i plotë:
Dy vite qeverisje me ankesa
Sot, Murati qenka anku se si LDK s’po e lejon me e shkelë Kushtetutën!
Ligji për çmimet tavan nuk e adreson çështjen e inflacionit as atë të spekulimit me çmime, Ligjin të cilin LDK e ka ataku në Gjykatë Kushtetuese është në kundërshtim me Kushtetutën, respektivisht nenin 10 të saj. Ligji si i tillë do të mbyllte me mijëra biznese familjare në fshatra dhe lagje periferike duke krijuar situatë edhe më të favorshme për tregtarët e mdhenjë.
Ky vend e ka Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka Inspektorat të Tregut dhe i ka krejt mekanizmat e nevojshëm për të marrë masa sa herë që dëshmohet se dikush po spekuplon me pozitën dominuese në treg apo po spekulon me çmime. Krejt çka i duhet kësaj Qeverise është që pas dy viteve pushim me fillu me punu, që këto mekanizma me i shti në funksion dhe me i implementu ligjet që janë në fuqi.
Qeveria, gjithashtu duhet me dalë në teren e të bisedoj me biznese përtej oborrit të tyre, me pa si ka ndiku ngritja e çmimit të rrymës, me i pyet për politika të nevojshme fiskale, me i pyet për kostot e operimit të tyre dhe se si mund të ju ndihmohet atyre për ta përballuar këtë situatë për të ulë kostot dhe çmimet, shkurt Qeveria duhet me e kry punën sipas mandatit të dhënë.
Mjaftë me ankesa!