Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, duket se ka interesim për zgjedhjet në Maqedoni të Veriut. Mbrëmë, ai mori pjesë në një tubim të opozitës shqiptare në Maqedoni të Veriut, të cilët po e sfidojnë Ali Ahmetin e BDI-së.
Madje, Bajqinovci takoi krejt krerët e opozitës shqiptare në shtetin fqinj, përfshirë Arben Taravarin, kandidatin e kësaj opozite për president të Maqedonisë së Veriut.
Megjithatë, Nacionale e ka të vështirë të kuptojë se cili do të jetë ndikimi i “përforcimi” nga Kosova në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
/Demokracia