Në një kompani ndërtimi në Prishtinë raportohet se ka ndodhur një përleshje dhe tentim vrasje.
Gazeta Sinjali ka raportuar se një punëtorë në këtë kompani është nga dy persona, njëri prej të cilëve edhe e ka therur me një mjet të mprehtë.
Sipas gazetës, deri të përleshja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje momentale, ku i dyshuari i kishte shkuar te puna viktimës.
Për të mos mbaruar me kaq, edhe djali i të dyshuarit është përfshirë në përleshje, duke e goditur me thikë në gjoks punëtorin.
Më pas, për shkak të plagëve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është denoncuar në Polici.
Njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.
Rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”./Demkracia