BABAI SULMON DJALIN E TIJ

- in Lajme

Një person është arrestuar në Gjakovë, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar djalin e tij.

 

Viktimës më pas i është ofruar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“Gjakovë, 10.10.2021 – 20:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar djalin e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.