Barcelona duke se ka pranuar lajmin më të mirë dhe më të rëndësishëm që ka të bëjë me të ardhmen e Lionel Messit.
Superylli argjentinas është në fazën e marrjes së vendimit mbi të ardhmen e tij dhe duket se do të vazhdojë me Barcelonën, përcjell KosovaPress.
Televizioni spanjoll “TVE” ka mësuar se babai dhe njëherit agjenti i Messit Jorge Messi e ka informuar hierarkinë e klubit katalanas se Messo nuk është duke menduar për t’u larguar nga “Camp Nou” në fund të këtij edicioni./KP