Muhabi Osmani, babai i 18-vjeçares Marigona Osmani e cila dyshohet se u vra mizorisht nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, ka folur për aktakuzën e ngritur ditë më parë ndaj këtyre dy të fundit, raporton Gazeta Sinjali.
Osmani ka bërë të ditur se publikimi i aktakuzës ka rënduar edhe më shumë dhimbjen për familjarët, të cilët kanë kuptuar se si ka ndodhur ngjarja tragjike.
“A e din çka është fëmija, zemër. A e din çka është zemra, qashtu sikur me ta hjek zemrën. Tash edhe ma shumë, se po dihet pak a shumë ngjarja qysh ka ndodh. Jena ma të lëndum, ma të shkatërrum”, tha ai në Frontal të T7.
Babai i 18-vjeçares kërkon me ngulm dënimin me burgim të përjetshëm për dy të akuzuarit, Krivaqa e Sejdiu.
Pas humbjes të së bijës, Osmani u bën apel të gjitha grave dhe vajzave që të lajmërojnë çdo rast të dhunës në familje.