Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Azemi, ka kritikuar kryeministrin Kurti, pasi që ky i fundit dje në një konferencë pë media, tha se personat që kanë ndërruar jetë kanë pasur edhe sëmundje të tjera përveç virusit Covid-19.
Azemi, ju drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se edhe më herët njëjtë ka qenë situata me Covid-19, dhe mos u mundoni t’i kamufloni gjëratë.
Tutje Azemi tha se Kurti tha se Kosova nuk mund të krahasohet me vendet tjera, duke bërë mbyllje totale e me i mbajtë qytetarët.
Ndërsa, Azemi ja kujtonë kohën kur Kurti thoshte se Kosova është e pasur por e vjedhur.
Postimi i Plotë:
Pavaresisht perjekjeve te kryeministrit Kurti mbrem ne konfernce shtypi, nuk mund te ndryshoj arsyet e vdekjeve te pacienteve te infektuar me coronavirus.
Ne konferencen e mbremshme, Kurti tha se pacientet qe fatkeqesisht nderruan jete, shumica e tyre kishin edhe disa semundje percjellese. Pra, sipas tij, ata nuk vdiqen kryekeput nga coronavirusi, mirepo ky i fundit i rendoi.
Jo kryeminister, nuk shitet kjo. Edhe ata qe vdisnin para se ju te vinit ne qeveri, kishin tek-tuk ndonje semundje percjelljese, ama sipas mjekeve, vdiqen nga corona, njejte sikur keta tani e per te cilet ndjejme keqardhje.
Kurti tha se Kosova nuk mund te krahasohet me vendet e zhvilluara me u mbylle ndersa shteti me i mbajte qytetaret. Sikur kishit thene se Kosova eshte e pasur por e vjedhur. Tani, a eshte Kosova e pasur dhe e vjedhur si dikur, apo e varfer si dikur e ju keni rrejt?
Asnjehere nuk kisha dashur qe qeveria e vendit tim te deshtoj ne cdo segment dhe aq shpejt. Jo pse e meritoni te qendroni ne pushtet, por po i kushton popullit tim, vendit tim.
Nje gje e di, se keni larg!
Ngushellime familjeve qe humben me te dashurit e tyre nga coronavirusi!
Pacienteve sherim sa me te shpejte!