Në mëngjesin e sotëm ka vdekur edhe një qytetar rreth të 40-tave në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci.
Koci derisa e ka quajtur këtë tragjedi, ka drejtuar edhe kritika ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se çdo ditë po vdesin e po infektohen me COVID-19 “e juve po ju bjen në mend për lojëra politike?”.
Koci nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka shkruar edhe se “Marre ju koft të gjithëve rend”.
“Sot në mëngjes vdiq prej Covid 19, komshiu im. Burrë rreth të 40-ave. Tragjedi! Çdo ditë po rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve, e juve po iu bie në mend për lojëra politike? Marre ju koft të gjithëve rend! Votojeni Presidenten, menjëherë! Po i tregoni krejt botës që nuk jeni të aftë për asgjë, përveç se për ndërskamca politike”, ka shkruar Koci.