Avokati serb: Serbia ka armë por jo ushtri, shqiptarët vdesin për vendin e tyre

- in Lajme

Avokati serb nga Beogradi, Sead Spahoviç, ka thënë se Serbia nuk ka ushtri dhe nuk është e gatshme të futet në Kosovë edhe pse ditë më parë kryeministri serb Millosh Vuçeviç, ka thënë se “Qeveria e Serbisë do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë adekuate” nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës.

“Ata nuk e kanë atë ushtri tani dhe prandaj nuk e bëjnë dot. Por ata mund të gudulisin opinionin publik në Serbi, i cili ka vullnet që ushtria të kthehet në Kosovë, Kosova është tokë e shenjtë serbe, fjala më e shtrenjtë serbe etj. Dhe kjo është e gjitha”, tha Spahoviç në një intervistë për The Geopost.

Sipas tij, Serbia nuk ka ushtri, ajo ka armë, por nuk ka ushtarë dhe Kosova ka dhe ky është një dallim i rëndësishëm, prandaj Serbia nuk mund të bëjë asgjë në atë drejtim me forcë.

“Nëse do të mundnin, do të hynin atje, është thjesht çështje ekuilibri fuqie ose nëse doni edhe frike. Sepse, kini kujdes, shqiptarët duan të vdesin për Kosovën e tyre, e serbët jo, dhe ky është dallimi themelor, prandaj nuk ka mundësi për një konflikt ushtarak”, shtoi.

“Nuk mund të vlerësoj se si është situata me Republikën Srpska sepse edhe atje kanë pretendime. Në përgjithësi Serbia shërbehet me minoritetet në Mal të Zi, Maqedoni, bëjnë rrëmujë kudo, po ashtu edhe në Bosnje. Vetëm në Kroaci nuk munden, kur kanë mundur e kanë bërë edhe atje”./Demokracia