Avokati i të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë kërkon prova të reja, akuzon Prokurorinë

- in Lajme

Në seancën e fundit që është mbajtur për rastin e vrasjës në Fushë Kosovë, më 9 maj të vitit të kaluar, ku e akuzuar është Fitore Sllamniku, ndaj të cilës është ngritur aktakuzë për privimin nga jeta të motrës së saj, ka pasur përplasje verbale. Avokati i të akuzuarës, Halit Shaljani, ka kërkuar prova të reja, teksa ka akuzuar Prokurorinë për ngritje të aktakuzës pa mbështetje në priva.

Shaljani ka kundërshtuar ekzistimin e aktakuzës pa prova konkrete që e mbështesin se motra e të akuzuarës ka kryer veprën penale, duke akuzuar Prokurorinë se ka tendenca që barra të bartet te e akuzuara, për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.

Ai ka kërkuar që të gjenden gjurmët e ADN-së, pasi sipas tij deri më tani në dosjen e prokurorisë nuk ka asnjë provë e cila vërteton se Sllamniku është e implikuar në rastin për të cilin po akuzohet.

“Nuk kemi prova materiale nga gjurmët e marra në vendin e ngjarjes, propozojmë që në konsultim me ekspertin e fushës nëse është e mundur të gjinden gjurmët e ADN-së se kush e ka kryer atë vepër penale, atëherë të bëhet zhvarrosja e viktimës”, tha ai.

Ky propozim u kundërshtua nga prokurori Ilaz Beqiri, ndërsa është aprovuar aprovua nga ana e trupit gjykues.

Gazeta Sinjali po ashtu mëson se gjatë seancës ka pasur edhe përleshje verbale mes prokurorit dhe avokatit të të akuzuarës, kur ky i fundit e akuzoi prokurorinë për ngritje të aktakuzës pa prova.

Paraprakisht në këtë seancë, avokati Shaljani propozoi që si dëshmitare të dëgjohet psikologia, pasi që sipas tij, e akuzuara rregullisht mbanë seanca te e njëjta dhe të dëgjohet edhe njëherë eksperti apo të plotësohet raporti i ekspertizës së psikiatrisë, me arsyetimin se ky raport dallon nga dëshmia e ekspertit.

Ndryshe, më 11 gusht 2022 pritej të bëhej shpallja e aktgjykimit për këtë rast por që nga ana e trupit gjykues për të njëjtin rast është rihapur shqyrtimi gjyqësor  me arsyetimin se trupi gjykues ka vlerësuar se duhet të administrohen provat, përkatësisht dokumentet mjekësore të paraqitura nga ana e mbrojtësit të të akuzuarës, avokat Halit Shaljani për shëndetin e të njëjtës.

/GazetaSinjali/