Avokati Fitim Shabani: Buta gjendet në Kosovë dhe nuk është ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës

- in Lajme

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Qëndrim Januzajt, i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj.

I njëjti ndryshe këto ditë u raportua se është vëllai i reperit të njohur shqiptar, Betim Januzaj (Buta).

Buta dhe vëllai i tij, Qëndrim Januzaj (Foto: Arkiv)

Në një prononcim për Telegrafin, avokati i Qëndrim Januzajt, Fitim Shabani, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Ju njoftoj se Buta gjendet në Kosovë dhe nuk është ftuar për intervistim deri më tani”, ka thënë Shabani për Telegrafin.

Në raportimet që menjëherë pas ngjarjes është nisur për në Angli, avokati shton se artisti nuk është larguar nga vendi.

Buta dhe vëllai i tij, Qëndrim Januzaj (Foto: Instagram)

Sipas Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, Januzaj paraburgimin është duke e mbajtur në spital ku edhe po trajtohet. /Telegrafi/