Avokati Berisha: Pritat e Serbisë nuk e ulin nderin e Policisë, shteti të bëjë gjithçka për lirimin e tre policëve

- in Lajme

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë kufitarë nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Ai ka thënë se shteti duhet të bëjë gjithçka që policët të lirohen, raporton Gazeta Sinjali.   

Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se çdo sanksion që mund ta marrë Kosova është i arsyeshëm dhe një gjë e tillë duhet të bëhet.

Ai ka thënë po ashtu se pritat e tilla të Serbisë nuk e ulin nderin e Policisë së Kosovës.

“Policet e kidnapuar nuk jane turperuar, nuk kane deshtuar dhe nuk duhet kritikuar.

Ata ishin ne ruajtje te kufirit, ne mbrojtje te sovranitetit dhe ne sherbim te shtetit!

Pritat e Serbise nuk e ulin nderin e policise!

Shteti duhet te bej GJITHCKA per lirimin e tyre.

Cdo veprim eshte i arsyeshem, cdo sanksion duhet aplikuar deri ne lirimin e tyre!”, ka shkruar avokati Berisha.

/GazetaSinjali/