Ministria e Mbrojtjes në Rusi njofton se forcat ajrore kanë bombarduar gjatë mbrëmjes së të hënës disa baza të militantëve në Siri.
Si pasojë e sulmeve ajrore në rajonin e Palmirës të paktën 200 persona kanë humbur jetën, që sipas autoriteteve ruse ishin pjesë e një rrjeti terroristësh.
“Pasi siguruam informacionin për vendndodhjen e strukturave terroriste, aviacioni ndërmori një sulm duke eliminuar të paktën 200 militantë”, shkruhet në komunikatë, transmeton A2./KP