Avionët luftarakë amerikanë F-35 zbarkojnë në Shkup

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Avionët luftarakë F-35 që i përkasin Gardës Kombëtare të shtetit të Vermont të SHBA-së kanë arritur sot në Shkup. SHBA ka dërguar këta avionë luftarakë për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.

Dy avionët amerikanë F-35 u mirëpritën në Aeroportin e Shkupit edhe nga ministrja e Mbrojtjes Slavjaka Petrovska.

Aterimi i këtyrë avionëve në territorin maqedon që është teknologjia e fundit është provë e lidhjes së pathyeshme që ekziston mes neve dhe aleatëve të NATO-s”, tha ajo

Kolonel Lejtnant John McRae nga Garda Kombëtare e Vermont tha se partneriteti afatgjatë është i bazuar në këtë e që garanton sigurinë e përbashkët.

Pikërisht përshkak të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si një aleat ne mund të ndajmë sigurinë që vie nga kontrolli i hapësirës ajrore dhe zbarkimin e shpejt dhe të avancuar për avionët F-35”, tha ai.

/GazetaSinjali/