Autoambulanca përfshihet në një aksident të rëndë në Gjakovë, ka të lënduar (PAMJE)

- in Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot gjatë mesditës, në Piskot të Gjakovës, rruga Gjakovë – Pejë.

Në aksidentin ku është përfshirë një autoambulancë dhe një veturë e tipit Golf 5, ka edhe të lënduar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët thonë se rasti është në hetime e sipër.

Mund të ju konfirmoj se ka edhe të lënduar“, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sinjali do të iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/