Archives by: Admin

Admin

About the author

Admin Posts

Kjo komunë ua ndalon qytetarëve që ta përdorin ujin e ujësjellësit për këto qëllime gjatë verës

Lajme
Kjo komunë ka njoftuar se kanë nxjerrë një Urdhëresë për mënyrën e përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit për sezonin veror. Sipas Komunës së Podujevës me urdhërese, nga 1 maji e deri më 15 tetor ndalohet shfrytëzimi i ujësjellësit për larjen e automjeteve, rrugëve, trotuarve dhe vendeve publike; ujitjen e kopshteve, fushave me bari, pemëve apo ndonjë fushe të agrikulturës dhe për subjektet afariste të cilat ushtrojnë veprimtarinë e larjes së automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali. Po ashtu, Komuna e Podujevës bën të ditur se kushdo që nuk e rrespekton këtë urdhëresë, gjobitet nga 100 deri në 300 euro. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kjo komunë ua ndalon qytetarëve që ta përdorin ujin e ujësjellësit për këto qëllime gjatë verës Janë të Mbyllura

Në bikine e lëvizje joshëse, Arta ‘tranon’ rrjetin

ShowBiz
Arta Nitaj tashmë gjendet në pushime në ishillin privat të Bill Gates. Nga atje nuk po i kursen pozat provokuese duke mahnitur ndjekësit. Së fundmi postoi një video super joshëse në Insta Story. Me bikine ajo tregoi trupin qokollatë me lëvizje të nxehta./InfoKosova/ Shiko videon: ...
Komentet te Në bikine e lëvizje joshëse, Arta ‘tranon’ rrjetin Janë të Mbyllura

Dardan Krivaqa dënohet me 8 muaj burg për veprën penale “detyrim”

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Dardan Krivaqa. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja e çështjes Hakile Ilazi, i akuzuari Krivaqa u dënua me 8 muaj burgim për veprën penale “Detyrimi” nga neni 267, paragrafi 1 të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi”. I akuzuari po ashtu është obliguar që të paguajë edhe paushallin gjyqësor prej 20 euro, si dhe 30 euro për kompensimin e viktimave të krimit. Sipas aktakuzës, më 14 nëntor 2012, rreth orës 16:20, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, me forcë dhe me kërcënim serioz e kishte detyruar të dëmtuarin Besnik ...
Komentet te Dardan Krivaqa dënohet me 8 muaj burg për veprën penale “detyrim” Janë të Mbyllura

Sulmohet shoferi në Prishtinë, shkelma e grushta në komunikacion! (VIDEO)

Lajme
Një ngjarje e pakëndshme është parë mesditën e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj”, në qendër të Prishtinës. Një person ka sulmuar fizikisht një shofer në komunikacion. Ai i hap derën e veturës shoferit duke filluar më pas ta godas me këmbë dhe duar. Ngjarja ka irrituar kalimtarët ndërsa dëgjohen shoferët duke i rënë sirenave të veturave për shkak të bllokadës në komunikacion./Indeksonline/ ...
Komentet te Sulmohet shoferi në Prishtinë, shkelma e grushta në komunikacion! (VIDEO) Janë të Mbyllura

Lirimi nga burgu i Elsa Lilës, reagon i revoltuar Milaim Zeka

Lajme
Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas lajmit se këngëtarja Elsa Lila është liruar nga burgu, pasi u arrestua si e dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës. “Si do ta mertypin m*tin moral, ata dhe ato qe deshen ta perdhosin, ta fundosin, e ta shkaterrojne artisten e madhe, e njeriun e mire: Elsa Lilen?! Ajo eshte liruar nga arresti, dhe çdo dyshim dhe akuze ka rene ne zorren e trashe te nje pjese te pismiletit shqipetar, qe behen hetues, prokuror e gjykates. Elsa, te gjithe njerezit e mire kemi besuar ne pafajesin tende.”, shkruan Zeka. /Albeu.com   ...
Komentet te Lirimi nga burgu i Elsa Lilës, reagon i revoltuar Milaim Zeka Janë të Mbyllura

Daja rrah nipin në Prishtinë e bënë llom për arsyje banale

Lajme
Pasditen e së martës, një 47-vjeçar është përleshur fizikisht me nipin 25-vjeçar, në shtëpinë e tij në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku si pasojë ia kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Dy të dyshuarit thuhet të jenë rrahur për shkak të një “ndalese” që daja ia kishte bërë nipit, duke mos e lejuar t’i shkojë në shtëpi. Por siç shkruan Sinjali, nipi nuk e ka përfillur vendimin e dajës dhe i ka shkuar të njëjtit në shtëpi, ku dhe janë përleshur duke pësuar edhe lëndime, për çka u desh trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell klankosova.tv. Për mosmarrëveshjen që shkaktoi konflikt fizik Policia u njoftua rreth orës ...
Komentet te Daja rrah nipin në Prishtinë e bënë llom për arsyje banale Janë të Mbyllura

Gjermania shtet se jo mahi, 9€ bileta mujore e udhëtimit anekënd shtetit!

Kuriozitete
Rritja e çmimeve ka bërë që Berlini zyrtar t’i dal në ndihmë popullit të vet. Nga 1 qershori, bileta mujore e udhëtimit do të kushtojë vetëm 9 euro në gjithë Gjermaninë.   Në qershor, Qeveria Federale prezantoi biletën e kursimeve për tre muaj (90 ditë), e cila është e vlefshme në të gjitha rrjetet rajonale të transportit, transmeton Indeksonline Kjo do ta bëjë udhëtimin me autobus dhe tren jashtëzakonisht të lirë. Por si funksionon saktësisht gjithçka? Bileta prej 9 € është një biletë e transportit publik me zbritje të madhe që kushton 9 € në muaj kalendarik. Bileta është pjesë e të ashtuquajturës ‘Paketa e lehtësimit të kostos së energjisë’, ...
Komentet te Gjermania shtet se jo mahi, 9€ bileta mujore e udhëtimit anekënd shtetit! Janë të Mbyllura

Inflacioni nuk po di të ndalet në Kosovë. Vajrat shtrenjtohen 51.3%

Lajme
Ai ka arritur në 11.2 % në muajin prill të këtij viti, krahasuar me normën vjetore e inflacionit e matur në muajin prill të vitit të kaluar, 2021. Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (24.3%); mish (13.5%); qumësht, djathë dhe vezë (21.7%); vajra dhe yndyra ushqimore (51.3%); perime (13.8%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira (15.9%); prodhime të ndryshme ushqimore, si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (11.6%); kafe, çaj dhe kakao (13.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.9%); duhan (4.8%); ...
Komentet te Inflacioni nuk po di të ndalet në Kosovë. Vajrat shtrenjtohen 51.3% Janë të Mbyllura

Gjykata merr vendim për 70-vjeçarin që dyshohet se sulmoi seksualisht mbesën e tij 14-vjeçare nga Prishtina

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 70-vjeçarit, Selim Duraku, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht vajzën e mbesës së tij, të moshës 14-vjeçare. Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër Durakut e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Ndryshe, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se 70-vjeçari nga Gjilani i dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës 14-vjeçare të mbesës së tij ka rënë dje në prangat e Policisë ...
Komentet te Gjykata merr vendim për 70-vjeçarin që dyshohet se sulmoi seksualisht mbesën e tij 14-vjeçare nga Prishtina Janë të Mbyllura

Gërvalla e qartë në Izrael: Nuk e lëvizim Ambasadën nga Jerusalemi edhe nëse na njeh Palestina

Lajme
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një intervistë për televizionin izraelit i24news është zotuar se Kosova nuk e lëvizë ambasadën e saj nga Jerusalemi edhe nëse Palestina e njeh pavarësinë e Kosovës. Kryediplomatja Gërvalla, ka folur për vendosjen e marrëdhënieve shtetërore mes Kosovës dhe Izraelit si dhe hapjen e ambasadës së Kosovës në Izrael. Ajo ka thënë se i kanë qëndruar premtimit të dhënë në Uashington nga qeveria Hoti që ambasada të hapet në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv ku janë shumica e ambasadave të shteteve të botës. “Ne marrim vet vendimet se ku hapim ambasadën tonë dhe ka qenë premtim dhe angazhim i qeverisë ...
Komentet te Gërvalla e qartë në Izrael: Nuk e lëvizim Ambasadën nga Jerusalemi edhe nëse na njeh Palestina Janë të Mbyllura