Archives by: Admin

Admin

About the author

Admin Posts

Vendimi i Speciales për Gucatin dhe Haradinajn, OVL-UÇK paralajmëron mundësinë e protestave

Lajme
Gjykata Speciale ka shpallur fajtor, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati si dhe ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Gjykata ka dënuar Gucatin dhe Haradinaj me nga katër vite e gjysmë burgim si dhe me nga 100 euro gjobë. Pas këtij vendimi, para mediave është deklaruar edhe Faton Klinaku nga OVL-UÇK. Ai theksoi se do të bisedojë me miqtë e tij në Hagë, me të cilët do të diskutohet mundësia e mbajtjes së protestave. Klinaku tha se as nuk e kanë njohur këtë gjykatë dhe se do ta pengojë funksionimin e saj. “Nëse do të duhej të njiheshin krimet, do të duhej të ...
Komentet te Vendimi i Speciales për Gucatin dhe Haradinajn, OVL-UÇK paralajmëron mundësinë e protestave Janë të Mbyllura

Momenti në zyrat e OVL-UÇK-së, pasi u denuan me 4 vjet e gjysmë burgim Gucati e Haradinaj

Lajme
Në zyrën e OVL-UÇ-Së po mbizotëron një situatë e qetë, ku po presin nga Gjykata Speciale vendimin e Gjykatës Speciale për ish krerët e UÇK-së. Në fytyrat e tyre shihet një mërzitje pasi Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn u denuan me 4 vjet e gjysmë burgim./arbresh.info/ ...
Komentet te Momenti në zyrat e OVL-UÇK-së, pasi u denuan me 4 vjet e gjysmë burgim Gucati e Haradinaj Janë të Mbyllura

Reagimi i Haradinajt kur Specialja e shpalli fajtor

Lajme
Në seancën e sotme, Gjykata Speciale ka marrë vendim për nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Haradinaj është shpallur fajtor, ndërsa është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë. Në këtë dënim përfshihet edhe koha e kalimit në paraburgim, transmeton lajmi.net. Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj akuzohej për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë. Mbi të rëndonin dy akuza për vepra penale kundër rendit publik (Pika 1 dhe Pika 2). Po ashtu katër vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, ku përfshihej frikësimi gjatë procedurave penale, hakmarrja si dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës. ...
Komentet te Reagimi i Haradinajt kur Specialja e shpalli fajtor Janë të Mbyllura

Edhe Nasim Haradianaj shpallet fajtor

Lajme
Ish-drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale. Nasim Haradinaj është dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale. Sipas trupit gjykues, Gucati e Haradinaj qëllimshëm kishin zbuluar informacionet e mbrojtura dhe rrezikuan dëshmitarët. Është konstatuar edhe pengesa e zyrtarëve në kryerjen e detyrës zyrtare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edhe Nasim Haradianaj shpallet fajtor Janë të Mbyllura

Lajm i fundit: Hysni Gucati dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim

Lajme
Hysni Gucati dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar, raporton Gazeta Express. Kryetari i trupit gjykues shpalli aktgjykimin. Gucati u dënua me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e paraburgimit dhe një gjobë prej 100 eurosh. ...
Komentet te Lajm i fundit: Hysni Gucati dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim Janë të Mbyllura

Gjykata Speciale: ZPS s’ka vërtetuar se Gucati e Haradinaj e kryen këtë vepër penale

Lajme
Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka vërtetuar se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj e kanë kryer veprën penale të hakmarrjes ndaj dëshmitarëve. Kryetari i trupit gjykues tha se “ZPS-ja nuk paraqiti asnjë provë” për t’i bazuar akuzat në lidhje me këtë vepër penale, raporton Gazeta Express. Ai tha se “ZPS-ja nuk arriti të vërtetojë se të akuzuarit vepruan me synimin e nevojshëm ndaj cilitdo prej dëshmitarëve”. “Rrjedhimisht trupi gjykues konstaton se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë veprën penale të pikës 4 në lidhje me të akuzuarit”, theksoi gjykatësi. ...
Komentet te Gjykata Speciale: ZPS s’ka vërtetuar se Gucati e Haradinaj e kryen këtë vepër penale Janë të Mbyllura

Kryetari i trupit gjykues: Jemi bindur se Gucati e Haradinaj kryen vepër penale

Lajme
Kryetari i trupit gjykues e ka nisur me akuza seancën e sotme të Gjykatës Speciale, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Gjykatësi tha se veprimet dhe sjelljet e të akuzuarve e kanë sfiduar punën e gjykatës, ndërsa më pas lexoi konstatimet e trupit gjykues, raporton Gazeta Express. Ai tregoi se si Gucati e Haradinaj “morën pjesë në më shumë se 20 intervista në media”. Për materialin e publikuar, gjykatësi tha se të akuzuarit kanë bërë “komente nënçmuese” për dëshmitarët, pavarësisht paralajmërimeve. Duke lexuar konstatimet e trupit gjykues, kryetari tha se të akuzuarit lejuan dhe shpërndanë dokumente ...
Komentet te Kryetari i trupit gjykues: Jemi bindur se Gucati e Haradinaj kryen vepër penale Janë të Mbyllura

Shqiptarin nuk e mbajtën nervat, tentoi të vrasë 19-vjeçarin me thikë, arrestohet nga policia

Lajme
RIMINI – Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohet për tentativë vrasje të një bashkëmoshatari të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 prill në një provincë të Bolonjas. Raportohet se i plagosuri po ashtu ishte me nënshtetësi shqiptare. Dy shqiptarët kanë pasur një sherr mes tyre. Në kulmin e një mosmarrëveshjeje të shkaktuar me sa duket për shkaqe të kota, i riu i arrestuar sot nxori thikën dhe qëlloi dy herë në këmbë dhe në bark, bashkëmoshatarin e tij. /abcnews.al/ ...
Komentet te Shqiptarin nuk e mbajtën nervat, tentoi të vrasë 19-vjeçarin me thikë, arrestohet nga policia Janë të Mbyllura

Arrestohet shqiptari në Kolumbi, kishte detyrë të siguronte dhe niste “të bardhë” drejt BE

Lajme
Bogota – Shtatëmbëdhjetë persona të gjashtë mes tyre një shqiptar, u arrestuan në disa qytete kolumbiane në një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Bëhet fjalë për njëmbëdhjetë kolumbianë, dy venezuelianë, një italian, një domenikane, një holandez dhe një shqiptar, të cilët janë arrestuar në zona të ndryshme të Kolumbisë dhe kanë kërkesa ekstradimi në nëntë vende, përfshirë Spanjën, Italinë, Perunë, Belgjikën apo Brazilin, shkruan abcnews.al. “Policia Kombëtare ditët e fundit ka kapur 17 persona për qëllime ekstradimi”, tha drejtori i policisë kolumbiane, gjenerali Jorge Luis Vargas. Vargas shpjegoi se “këta njerëz kërkohen nga vende të ndryshme për krime që lidhen me koordinimin, marrjen, ...
Komentet te Arrestohet shqiptari në Kolumbi, kishte detyrë të siguronte dhe niste “të bardhë” drejt BE Janë të Mbyllura

🔴LIVE: Shpallja e aktgjykimit kundër Gucatit dhe Haradinajt

Lajme
Shikoni live ...
Komentet te 🔴LIVE: Shpallja e aktgjykimit kundër Gucatit dhe Haradinajt Janë të Mbyllura