Archives by: Admin

Admin

About the author

Admin Posts

Fillon fushata nga qytetarët në rrjete sociale me HASHTAG #JoNëEmrinTim

Lajme
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar fushatën #JoNeEmrinTim, në përkrahje të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit të dënuar sot nga Gjykata e Hagës. Gjykimi në emër të popullit ka zgjuar reagime edhe nga deputet e fytyra tjera publike në vend.   ...
Komentet te Fillon fushata nga qytetarët në rrjete sociale me HASHTAG #JoNëEmrinTim Janë të Mbyllura

S’ka përfunduar, është aktgjykim i shkallë së parë

Lajme
Avokati Skënder Musa ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, e cila i dënoi ata me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe nga 100 euro gjobë. Ai ka thënë se ky është aktgjykim i shkallës së parë dhe se ende s’ka përfunduar procesi në tërësi, përveç çështjes së paraburgimit. “Ky është aktgjykim i shkallës së parë, nuk ka përfunduar asgjë sa i përket mbrojtjes së tyre me përjashtim të çështjes së paraburgimit. Pas marrjes së aktgjykimit, avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit kanë të drejtë që të parashtrojnë ankesë dhe me siguri që do t’i përfshijnë të gjitha detajet, por në ...
Komentet te S’ka përfunduar, është aktgjykim i shkallë së parë Janë të Mbyllura

Alarm për bombë në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Lajme
Një alarm për bombë është dhënë pak më parë në Prishtinë. Policia e Kosovës sot ka pranuar një informacion për vendosje të bombës në objektin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë, por në vendin e ngjarjes veçse kanë shkuar të gjitha njësitet e nevojshme policore. Gjatë ditës së djeshme po ashtu ka patur një alarm për bombë në afërsi të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës./Lajmi.net/ ...
Komentet te Alarm për bombë në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë Janë të Mbyllura

Nëse i shihni këta dy persona lajmëroni menjëhere Policinë

Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar identitetin e dy personave, pasi që të njëjtit janë në kërkim dhe janë recidivist me te kaluar kriminale, shkruan Gazeta Sinjali. Personat e dyshuar janë (Xhevat Hamit) Thaqi, 47-vjeçar nga Guri i Kuq – Rahovec me banim në rrugën “Mithat Frashëri” në Gjakovë me numër personal 1013426917 dhe Safet (Sadri) Gashi, 36-vjeçar me banim në rrugën Bajram Curri në Gjakovë i identifikuar me numër personal 1232695648. “Lidhur me rastin penal “Kanosje” pranë Sektorit te Hetimeve Rajonale ne Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ne lidhje me rastin në fjalë, ku gjatë veprimeve hetimore janë identifikuar të dyshuarit e lartcekure të cilët me veprimet e ...
Komentet te Nëse i shihni këta dy persona lajmëroni menjëhere Policinë Janë të Mbyllura

Lushtaku: As serbët që kanë bërë krime që kanë dhunu gra e vajza tona, nuk kemi kësi dënimesh kaq të mëdha

Lajme
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se shpreson që vendimi i sotëm i shkallës së parë të Gjykatë Speciale që dënoi me nga 4 vjet e gjysmë burg Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, të anulohet nga shkalla e dytë e Gjykatës. “Po shpresoj hala që shkalla e dytë do ta anulojë vendimin e parë të kësaj gjykate. Kjo është një absurd”, ka thënë Lushtaku në T7, raporton Express. Ai ka thënë se një vendim i tillë është për t’u shqetësuar, duke thënë se një dënim kaq i lartë s’është shqiptuar as për serbët që kanë kryer krime lufte në Kosovë e që kanë dhunuar gra e vajza shqiptare. “Kjo ...
Komentet te Lushtaku: As serbët që kanë bërë krime që kanë dhunu gra e vajza tona, nuk kemi kësi dënimesh kaq të mëdha Janë të Mbyllura

Reagon Blerta Deliu: Jam thellësisht e befasuar me vendimin e Trupit Gjykues, Apeli do të vërtetojë pafajësinë e tyre

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ku u dënuan Nasim Haradinaj e Hysni Gucati me nga 4 vjet e gjysmë burgim për secilin dhe nga 100 euro gjobë, transmeton Gazeta Metro. Përmes një postimi në Facebook Deliu ka thënë se ka mbetur e befasuar për vendimin e shpallur të Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuara, ndërsa beson se Apeli mund të vërtetojë pafajësinë e tyre. /gazetametro.net Postimi i plotë: Jam thellësisht e befasuar me vendimin e saposhpallur të Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuara, i cili shpalli fajtorë veteranët e UÇK-së, z. Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Megjithatë, vazhdoj të besoj ...
Komentet te Reagon Blerta Deliu: Jam thellësisht e befasuar me vendimin e Trupit Gjykues, Apeli do të vërtetojë pafajësinë e tyre Janë të Mbyllura

Ja sa vite Gucati e Haradinaj do t’i mbajnë burg duke ja llogaritur paraburgimin

Lajme
Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë shpallur sot fajtor nga Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale. Ata janë dënuar me katër vite e gjashtë muaj burg për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkruan lajmi.net. Mirëpo, atyre në këtë dënim do t’u llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim. Gucati e Haradinaj janë në paraburgim që nga 25 shtatori i vitit 2020. Duke marrë parasysh këtë faktor, Gucati e Haradinaj janë në paraburgim që 1 vit e tetë muaj. Kjo i bije që Gucati e Haradinaj do të qëndrojnë në burg edhe për 2 vjet e 10 muaj. /Lajmi.net/ ...
Komentet te Ja sa vite Gucati e Haradinaj do t’i mbajnë burg duke ja llogaritur paraburgimin Janë të Mbyllura

Xhejlane Haradinaj: Brenda kishte serbë, dënimi thirrej në emër të popullit të Kosovës

Lajme
Pas vendimit të Gjykatës Speciale ku Nasim Haradinaj u shpall fajtor me 4 vite e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë, bashkëshortja e tij, Xhejlane Haradinaj në një lidhje direkte tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm. “Kjo për mu ka qenë e pritur pasi Nasimi u marr padrejtësisht është gjykate e padrejte edhe shume raciste, Nasimi ka thirr ne 7 ka qene i qetë e ka prit , aty ska drejtësi kemi qene te përgatitur nëse do behëj e kundërta ishim befasu unë edhe ai”, tha Haradinaj në lidhje direkte në Kanal 10. Sipas saj kjo seancë brenda kishte serbë, dhe ajo çka e shqetësoi më së ...
Komentet te Xhejlane Haradinaj: Brenda kishte serbë, dënimi thirrej në emër të popullit të Kosovës Janë të Mbyllura

Familjarët e Gucatit gjatë shpalljes së vendimit nga Specialja

Lajme
Gjykata Speciale në Hagë ka zhvilluar sot seancën vendimtare për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Specialja ka shpallur fajtor Gucatin dhe Haradinajn. Të dy janë dënuar me nga 4 vite e gjysmë burgime si dhe 100 euro gjobë. (Pamje RTK) E gjatë kohës sa po zhvillohej kjo seancë, familjarët e Gucatit ishin mbledhur për të ndjekur seancën. Por pikërisht gjatë zhvillimit të seancës atyre iu është ndalur rryma, e ndjekjen e seancës e kanë vazhduar përmes telefonave.   ...
Komentet te Familjarët e Gucatit gjatë shpalljes së vendimit nga Specialja Janë të Mbyllura

Koha sa ishin në paraburgim, Gucatit e Haradinajt i llogaritet dita si një ditë e gjysmë

Lajme
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dënuan nga Gjykata Speciale me nga 4.5 vjet burgimin secili dhe me një gjobë prej 100 eurove, raporton Gazeta Blic. Por ata u arrestuan në shtator të vitit 2020 dhe qëndrimi në qendrën e paraburgimit u llogariti si një ditë e gjysmë në Gjykatën Speciale. Nëse bëhet një llogari e thjeshtë Gucati e Haradinaj kanë qëndruar në Speciale pothuajse afër dy vjet dhe në rast se gjykata e Apelit nuk merr një vendim ndryshe, atëherë i bie që të dy ish krerët e OVL UÇK-së do të qëndrojnë në burg rreth dy vite e gjysmë. ...
Komentet te Koha sa ishin në paraburgim, Gucatit e Haradinajt i llogaritet dita si një ditë e gjysmë Janë të Mbyllura