Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua gjatë një takimi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të shtunën në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre. Projekti i ri parasheh që Porti i Durrësit të ketë një zgjatim deri në Prishtinë me një port të ashtuquajtur të thatë, që shërben si një terminal intermodal të brendshëm në këtë rast i lidhur drejtpërdrejt me Durrësin. Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit, një vepër madhështore, me ndikim të shtrirë në të gjithë rajonin. Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port ...
Komentet te Publikohen pamjet e projektit për portin e ri të Durrësit dhe lidhjes me Prishtinën Janë të Mbyllura
Admin
Admin Posts
Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Gjilan, Lutfi Haziri, ka folur në një konferencë për media lidhur me dështimin e komunës së Gjilanit për fillimin dhe vazhdimin e disa projekteve në Gjilan. Ai ka thënë se autostrada e Gjilanit ka stagnuar dhe për këtë ka fajësuar komunën që udhëhiqet nga Alban Hyseni i VV-së për mosinteresim total dhe qeverinë e Albin Kurti për mosangazhim konkret. “Autostrada e Gjilanit ka mbetur në stagnim përshkak të mospërfundimit të angazhimeve konkrete të qeverisë dhe për shkak të mosinteresimit total të komunës për t’i dhënë shtytje dhe buxhetim përfundimit të fazës së parë të punimeve prej Lipjanit në drejtim ...
Komentet te Lutfi Haziri: Autostrada e Gjilanit ka stagnuar, mosinteresim total i komunës dhe qeverisë Kurti Janë të Mbyllura
Një 22 vjeçar nga Austria që ishte në ballinat e mediave vitin e kaluar pasi u dënua me 500 euro për një pordhë që e kishte lëshuar ndaj një zyrtari policor ka argumentuar që pordha e tij në fakt është brenda lirisë së shprehjes. Në vendimin e lëshuar nga gjykata administrative në Vjenë, gjykata ka dhënë disa detaje të nevojshme për ngjarjen që ndodhi atë ditë. E gjitha ndodhi më 5 qershor të 2020-s, kur burri që pordhi – i emëruar “Z. AB” – kishte dalë me shokët në një park kur një grup policësh iu afrua gjatë një kontrolli rutinor të identitetit. Dhe këtu gjërat u përkeqësuan. “Kur ai ...
Komentet te Qytetari u dënua pse p*rdhi, kjo është “liri e shprehjes”, Por ja çka i ndodhi Janë të Mbyllura
Jo rrallëherë zyrtarët policorë sulmohen dhe pengohen gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga të dyshuar që shpeshherë i rezistojnë arrestimit, përmes sulmeve e kërcënimeve ndaj Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:45, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, ku një person ka kundërshtuar zyrtarët policorë, madje njërin prej tyre edhe e ka goditur. Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur gjatë kohës kur Njësia Speciale Operative po patrullonte dhe ndaloi një veturë, për ta kontrolluar, nën dyshimet se mund të ketë gjëra të kundërligjshme. Por, ani pse po kryenin punën e tyre, zyrtarët policorë hasën në rezistencë, nga i dyshuari i cili e drejtonte makinën, M.K., 35-vjeçar. ...
Komentet te Sulmohet polici i Njësisë Speciale në Prishtinë, rrëzohet përtokë nga një 35-vjeçar që u ndalua për kontroll Janë të Mbyllura
Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë se Presidentja Vjosa Osmani, i merr për budallenj ata që ngrenë pyetjen se përse operacionin që e ka bërë në heshtje në Turqi s’e ka bërë në QKUK ku s’ka nevojë as të paguhet për të. Haxhiu e ka quajtur shefen e shtetit presidente “hot” pasi u pre në brisk të kardiologëve turq, transmeton Gazeta Express. “Sipas lajmeve në Turqi e Kosovë, Vjosa Osmani shkoi e u pre në brisk të kardiologëve më të zgjedhur të Turqisë për të hequr kilogramët e tepërt. Pra, mos të jetë vetëm Presidente me votë të tregtuar edhe nga Adelina Grainca, por edhe një Presidente ‘HOT’. Jo rastësisht, lartë ...
Komentet te ‘Noterja belhollë e Albin Kurtit’: Baton Haxhiu e quan Osmanin presidente ‘hot’ që ka pasion modelizmin Janë të Mbyllura
Një sfilatë e organizuar nga dizajneri Valdrin Sahiti, e ku mori pjesë edhe presidentja e shtetit ka nxitur një reagim të gjatë e të detajuar të publicistit, Baton Haxhiu. Nga një sfilatë e tillë, Haxhiu ka marrë shkas të flasë edhe për stilin e kryeministrit Kurti dhe për atë që Vetëvendosje para se të vinte në pushtet ishte një parti anti-kravatë, meqë Kurti thoshte se kravata “është simbol i ndarjes klasore”. “Me flokë të pakrehura, herë me xhemper të pashije vija-vija, herë me këmisha të pahekurosur pa pedanteri minimale, Albin Kurti i mësonte të tijtë se ‘kravata është simbol i ndarjes klasore’. Një qëndrim i tillë, sikurse edhe shumë të ...
Komentet te Baton Haxhiu i quan ‘tufë të marrësh’ e ‘strucë të zgjebosur’ përkrahësit e Kurtit Janë të Mbyllura
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ministria që drejton së shpejti do të hapë konkurs për 75 pozita specialistike si pjesë e resursve humane. Pozitat që do të hapen variojnë nga mjeku specialist e deri te inxhinierët e ndërtimtarisë. Mehaj ka thënë se ushtria po rritet e bashkë me të po ngriten edhe resurset humane. Konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara. Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngriten dhe kapacitetet e resurseve humane. Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të mbështes tranzicionin e FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe ...
Komentet te Ministria e Mbrojtjes hap konkurs pune për stafin civil Janë të Mbyllura
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin i ka quajtur shqiptarët sërish me termin “shiptar”. Vulin këtë e ka bërë në një intervistë për një medium serb, derisa ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “Vuçiq është Putini i vogël”. “Aleksandar Vuçiq nuk është një Putin i vogël, ashtu siç serbët nuk janë rusë të vegjël. Vuçiq është një serb i madh dhe ai duhet të jetë një serb i madh. Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe kjo mund ta shqetësojë Kurtin e vogël, sepse ai nuk është president i të gjithë ‘shiptarëve’ në Kosovë, dhe Vuçiq është president i të gjithë serbëve dhe më ...
Komentet te Vulin përsëri i fyen shqiptarët me termin ‘shiptar’ Janë të Mbyllura
Ajo u zgjodh “Miss Universe Kosova” në tetor të vitit 2020. Bëhet fjalë për Blerta Veseli, e cila tani është mjaft aktive në jetën dhe udhëtimet. E bukur dhe gjithmonë në formë, biondina nuk mungon me imazhe të ndryshme duke u shfaqur edhe provokuese në Instagram. Së fundi, ajo ka postuar disa fotografi nga darka e saj e mbrëmshme derisa në pozat e saj në fustan i janë parë edhe të brendshmet. Ndërsa, pa komplekse duke qenë se bukuroshja është modele këtë imazh e ka postuar edhe të parën në renditje. Ndërkohë, ajo pranoi komente pozitive dhe mijëra pëlqime. Shiko foton: ...
Komentet te Blerta Veseli poston foto në fustan ku i duken të brendshmet Janë të Mbyllura
Shpenzimet mujore të një familje në Kosovë për të përmbushur vetëm nevojat elementare sillen nga 500 deri në 700 euro. Kjo sipas ekspertëve kjo shifër ndryshon dhe nuk është e njëjtë për të gjithë, ngase dallimet në mënyrën e të jetuarit janë shumë të mëdha, nga varfëria ekstreme e deri te jeta luksoze. Në këtë shumë ka ndikuar edhe ngritja e çmimeve për artikujt ushqimor bazik, vlerësojnë ata. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri thotë se kostoja mesatare për të mbuluar shpenzimet e një familjeje duke pasur parasysh edhe çmimet e ngritura nuk e mbulojnë as 500 euroshin. “Nën 300 euro, një familje 5 anëtarësh është nuk di a mundet me ...
Komentet te Shtrenjtohet jetesa në Kosovë: Deri 700 euro kostoja mujore e një familjeje për shpenzimet elementare Janë të Mbyllura